Jeta
Kur i shkoi në shtrat atij burrit tashmë të mplakur, me sytë që po i dilnin dhe buzët që qenë tharë prej kohësh, nuk i bleu diçka. S’i shkoi mendja, i qe fiksuar diku tjetër.
Në shtrat plaku filloi të thoshte ca fjalë,
- Si një djalë i ri, isha tepër entuziast për veprat ekzistencialiste. Për Kafkën, Beckettin, madje edhe Kamyn. Koha ime si i ri, plot me dëshpërime e ankthe të kota e të vërteta, më bëri që edhe unë si të tjerët të fiksohesha me këto vepra. Si tani e kujtoj kur lexova për herë të parë Mitin e Sizifisit. Kamyja vetë thoshtë, s’ka problem filozofik më të madh se sa vetëvrasja. Më shkonte shpesh në mendje kjo pyetje: “A ta vras veten?”. Më kujtohej Sizifi, dënimi i tij i rënd: rrotullonte lartë gurin, dhe e rrokulliste poshtë. E di... të gjithë kemi pasur një jetë pak a shumë të tillë. S’është e lehtë. Sizifi i shkretë, por edhe ne të shkretët. Autori e mbylli thjesht, imagjinoje të lumtur. Po... megjithatë s’është aq e lehtë.
Kur u aksidentova më 2022, gjendesha me pushime në Romë, dhe i paralizuar në një spital, fillova të mendoja përsëri se nëse duhet të vrisja veten. Përfytyroja, jo, më mirë të themi, ndieja gjithë dhimbjen e të afërmeve të mi. Sa kanë vuajtur. Shumë kanë vuajtur. Sidomos e ëmbla ime Isabela. Shkatërrohesha i tëri kur ia shihja sytë, ato sy të çmuar që rridhnin lot pa pushim. Vrisja mendjen, mundohesha gjithë kohës se nëse do të qe më mirë të lija këtë botë. Mendoja se ashtu do t’ia lehtësoja barrën të gjithëve, do t’i lejoja të shkonin qetë nëpër punët e tyre, e të më linin mua, një mjeran, një të paaftë, që kërkon gjithë kohës shërbime prej tyre, madje edhe për nevojat më të ulëta.
Prapësëprapë, edhe kur u riktheva në Londër, dhe u akomodova te një qendër shendëtësore larg rrëmujës e në ajër të pastër, e ndieja veten si më keq. Por, aty i pata të gjitha të mirat, dhe gruaja ime e dashur, Isabela, s’kishte më nevojë të lodheshe dhe aq. Të paktën gjeta ca lehtësira. Gjithashtu u bëra mik edhe me një profesor filozofie. Diskutonim shpesh për vetëvrasjen dhe çështjen e saj etike. Qe një periudhë e mbushur me persiatje për jetën, vdekjen, qenien në botë dhe gjithë ngatërresat që kjo sjell. Si të thuash një kohë e hiç, ku nuk bën gjë e mendon. Si për t’u ripërtërirë, për të heque ca ndryshke nga vetja.
I them shpesht vetes se isha me fat! Sidomos që pata edhe atë njeri të vyer, plor me mençuri që ma lehtësonte goxha qendrimin atje. Ai u bë mik i yni. Edhe e vyera ime shoqe e mori përzemër. Bisedat me të, por edhe me të tjerët, qenë melhelm për një si unë.
Nuk e di... Por nga e gjithë kjo jetë e vështirë, kam mësuar se në vend që t’i pyesim njerëzit: “Si je?” t’i pyesim, “Ku të dhëmb sot?”. Edhe pse më duart e njerën këmb të paralizuar, shpesh them: jeta është e denjë për t’u jetuar. Ia vlen të jesh gjallë: sheh fytyrat e të dashurve të tu, kënaqesh me buzëqeshjen e tyre; prek – ndien në rastin tim – doçklat e një të sapolindura, mbështet kokën te ai, mbushesh nga ngrohtësia e tij, nga ajo ngrohtësi që edhe rrezet e diell në mes të dimrit e kanë zili. A s’është jeta e bukur, or mik? A s’është? Jam i bindur, edhe pse e vështirë, ia vlen të jetosh.
Tjetrit iu errën sytë. Ai dëgjoi mirë çdo fjalë të nxjerr nga goja e këtij plaku në prag të vdekjes; e sigurt e dëgjoi si më mirë, dhe ndërsa ishte tërë vesh, iu kujtuan gjithçka – që nga fillimi i adoleshencës e deri në këtë moment.
- Ti plak, më thuaj mua këto?! Ti i ndyrë më thuaj gjithë këto mua?!
Ai bëri grushtin dhe i rra me të gjitha fuqitë në fytyrë. E kapi plakun prej leckash, dhe vijoi t’i thoshte,
- Ti më thuaj këto?! Mua?! Mua që s’kam as privilegjin të vras veten, mor shkrëdhatë, të atë qifsha gruan?! S’e vras dot veten, mor kurvë burrë, se jam në borxhe dhe familja në Shqipëri kërkon para! Dhe ti shkërdhatë, më thuaj mua këto filozofitë e karit?! Me profesorët e karit! Mua që duhet të zgjohet nesër herët për t’u shkërdhyer në atë ndërtesë 30 katëshe?! Ti mor legen burrë, mor rrobqir, më thuaj mua, mos vrit veten?! Mua?! Po si ta vrasë more qen bir qeni, more maskara?! Mor bythqir! E di ti?! Sigurisht që e di. Kam ardhur me kamion këtu, or shkërdhatë! E di ti sa kushton?! E di ti kujt ia kam marrë borxhin?! Ti më thuaj mua, Kafkarin, Bekarin? Më thuaj Kamyn e karit?! Ti mor? Ti më flet për etikën e vetëvrasjes?! Për persiatjet e karit?! Për vrasje mendjeje të karit?! Për karin?! Për karin në pidh?! Po ti je për të tu qir rrobt! Duhet që të ta shkërdhejnë gjithë familjen! Më thuaj mua?! Mua?! Mos vrit veten?! Të qifsha rracën!
Ai u tërbua. Filloi t’i binte aq shumë atij plaku të vdekur tashmë, sa edhe grushtat po i bëheshin gjithë gjak. Pa pushim i binte, madje futi edhe gishtat te vrima e syve të tjetrit. Ia shkuli nga vendi kokërdhokët, ia shqeu edhe qëpallat. E hodhi gjithë pështymën e vetë në atë vrimë boshe, madje i pështyu edhe gjithë gëlbazën që mund të grumbullonte, e filloi përsëri së shtëni. Aq shumë i rra, sa i thyen edhe kyçet. E para e djathta dhe më pas dora e majtë. U ngrit, dhe pa e humbur ritmin, e shqelmonte nga koka; ia shtypte fytyrën me këpucët e punës. Vazhdonte t’i binte e ta mallkonte atë njeri pa u lodhur. Gjeti një fuqi të madhe, një të tillë që i dha jetë. Jetë të vërtetë, formën më të pastër të jetës, mbijetën. Nuk pushonte, akti i tij, për të, qe më fisniku që kjo botë ka parë ndonjëherë. Madje edhe gjithë mrekullitë e Perëndisë, ishin të kota para kësaj. Me bindje të thellë, ai i ri e shpalli fjatorin e kombëve, fajtorin e të gjitha kohërave, e vrau atë që ia thithte esencën e qenies duke i thënë se jeta është e denjë për tu jetuar.
Nga lindja erdhi një lum i rrëmbyer plot me gjak, mut e shurr. Ajo përbyti gjithë vendin. Tjetri u hodh tutje, për shumë larg u zvarrit, e kur në tokë të thatë mbërriti fryu një erë aq e fortë sa ia mori gjithë oksigjenin që pati brenda.
Gjithçka u zhduk, ai u gjend në një ishull të zbrazët e angështues mu në mesin e oqeanit.


